22 dhjetor 2009

Fiorentina ndanë 9 milionë euro për Felipe Diasen

Drejtuesit e Fiorentinës janë marrë vesh me Udinesen që të transferojnë mbrojtësin Felipe Diasa da Silva për një shumë prej 9 milionë euro. Lojtari do të nënshkruajë një kontratë katërvjeçare. Bëhet fjalë për brazilianin 25-vjeçar, i cili tashmë 10-të vite është në Udinese, ndërsa Fiorentina kishte qenë e interesuar që ta blejë qysh vitin e kaluar. Atëbotë Udinese nuk kishte pranuar as ofertën për dëmshpërblim prej 12 milionë euro, mirëpo, si duket kushte financiare e kanë detyruar që tash ta shesin për një shumë më të vogël. Në bisedime ishin drejtori sportiv i Fiorentinës Panteleo Corino, i cili ka paralajmëruar se me ardhjen Diases nga klubi do të shkojë mbrojtësi Koldrup ose ndonjë mbrojtës tjetër.