06 dhjetor 2009

Figo: Anglia nuk është favorite

Luis Figo ka pranuar se nuk beson që skuadra e Fabio Capellos është përkrah favoritëve për të rrëmbyer titullin e më të mirit në glob.
Figo beson se Brazili, Spanja dhe Argjentina kanë përvojë në këtë nivel, dhe beson se një ekip afrikan mund të befasoj në terrenin vendas.
“ Spanja, Brazili dhe Argjentina janë ekipe që kanë përvojë në këtë nivel dhe ndoshta do të kemi befasi nga Afrika, sepse ata po luajnë në shtëpi.”
“ Nuk mendoj se Spanjës i mungon diçka. Kurrë nuk ka skuadra perfekte por ata po luajnë aq mirë.”
“ Anglia nuk është përkrah favoritëve pasi që nuk ishte në kampionatin europian 2008. Unë do ti vendosja në nivel të njëjtë me Portugalinë.” Përfundoi Capello.