10 dhjetor 2009

Ferrara pranë shkarkimit

E ardhmja e trajnerit të Juventusit, Ciro Ferrara, nuk është e sigurt, sidomos nëse bardhezinjtë nuk shënojnë fitore kundër Barit në fundjavë.

Sipas Il Corriere Dello Sport, Juve tashmë është duke menduar për një trajner të ri, ndërsa emrat që qarkullojnë janë Roberto Mancini, Sven Goran Eriksson dhe Guus Hiddink.

Ferrara është nën presion të madh pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, ndërsa ndeshja kundër Barit është vendimtare për punën e tij.