13 dhjetor 2009

Ferrara: Nuk kam shpjegim për disfatën

Trajneri i Juventusit, Ciro Ferrara, nuk pranon të kritikojë lojtarët e tij pas humbjes turpëruese prej 3-1 ndaj Barit.

Riccardo Meggiorini, Barretto dhe Sergio Almiron shënuan golat për Barin, me vetëm David Trezeguet që shënoi për biankonerët, ndërsa Diego humbi penalti.

“Është e sigurt se ditëve të fundit nuk ka qenë aspak e lehtë. Jemi përpjekur të rikthejmë forcën dhe erdhëm këtu me nënshtrim, duke e ulur veten me Barin, që është në një formë të shkëlqyeshme”.

“Sinqerisht është e vështirë të shpjegoj se çfarë ndodhi. Bari pati tre goditje të vërteta dhe të tria i shënoi. Kur është fjala për të kritikuar ekipin unë jam i pari, por sonte nuk ndjehem se mund të them diçka për lojtarët e mi. Pash kurajë dhe vendosmëri në sytë e tyre, e cila nuk është parë tashmë një kohë”, ka thënë Ferrara pas humbjes së mbrëmshme