22 dhjetor 2009

Ferrara mbetet me gjithë rezultatet e dobëta

Mbledhja e jashtëzakonshme e krerëve të skuadrës torineze Juventues, nuk rezultoi me ndërrimin e trajnerit, kështu që Ciro Ferrara (42) do të mbetet të Pankinën e “Zonjës së Vjetër” edhe përkundër faktit se tashmë me pak shpresa presin të plasohen për në Ligën e kampionëve si dhe nga 6 ndeshjet e fundit kanë shënuar vetëm një fitore. Mediat italiane bëjnë të ditur se Ferrara edhe më tutje gëzon përkrahjen e drejtuesve të Juves, por që i është dhënë ultimatum që dy ndeshjet e radhës me fitore duhet ta kthejë skuadrën në binarë të duhur. Shikuar në përgjithësi fillimi i këtij kampionati është ndër fillimet më të dobëta të Juves në 11-të vitet e fundit.