09 dhjetor 2009

Ferrara: Juve dështon të luajë nën presion

Trajneri i Juventusit, Ciro Ferrara, thotë se ata nuk kanë arsyetim pasi u eliminuan nga Liga e Kampionëve mbrëmë nga Bayerni i Munichut.

David Trezeguet ia dha avantazhin Juventusit, por biankonerët u shkatërruan nga bavarezët të cilët ishin në formë të shkëlqyeshme në Torino.

“Është tmerrësisht zhgënjyese, por për gjithkënd po aq sa për mua. Klubi, fansat dhe ekipi e dinë se dhemb të jesh jashtë kësaj gare, por humbëm dy ndeshjet e fundit dhe sonte dëshmuam se nuk jemi të aftë të përballemi me situata të tilla”, ka thënë Ferrara.

“Nuk jemi të mirë të ruajmë barazimin. Bayern ishte superior sonte në aspekt të mprehtësisë, taktikave dhe teknikës. Ne krijuam shumë pak”, ka shtuar italiani.