04 dhjetor 2009

Ferrara: Jemi të gatshëm ta mposhtim Interin

Ferrara: Jemi të gatshëm ta mposhtim Interin Të shtunën mbrëma zhvillohet ‘derby d’Italia’ ndërmjet Juventusit dhe Interit, ndërsa trajneri bardhezi Ciro Ferrara ka kërkuar nga të zgjedhurit e tij që të jenë në formën më të mirë.
“Jam i bindur se do të zhvillojmë ndeshje të shkëlqyer. Do të jetë një ndeshje e bukur dhe me mjaft emocione. Kemi punuar me qetësi këtë javë dhe do të jemi të përgatitur për këtë ndeshje të nivelit të lartë”. “Dëshirojmë të zhvillojmë lojën tonë dhe të fitojmë, mirëpo e dimë se duhet të jemi të përsosur për të arritur këtë”, ka thënë Ferrara