13 dhjetor 2009

Ferguson: Vetëm shëndeti mund të më ndaloj së drejtuari United

Menaxheri i Manchester United Sir Alex Ferguson ka përsëritur se ai nuk ka plan të penzionohet në të ardhmen e afërt.
Ferguson thotë se ai do ta konsideroj largimin nga stoli vetëm nëse i përkeqësohet shëndeti.
“ Shëndeti do të diktoj se sa gjatë do të qëndroj në këtë punë.”
“ Kjo është gjëja më e rëndësishme. Kjo është ajo që duhet të vlerësoni dhe të mbroni më shumë sepse pa atë nuk mund ta gjykoni veten, familjen, apo çfarëdo tjetër që bëni në jetë.” Deklaroi Ferguson për The Daily Mail.