19 dhjetor 2009

Ferguson: Sfida me Milanin do jetë fantastike

Sir Alex Ferguson shpreson se përvoja e Manchester United në dy finalet e fundit të Champions League do ti ndihmoj djajtë e kuq për të stopuar serinë e zezë ndaj Milanit.
United është shortuar me Milanin, dhe me ish yllin e tyre David Beckham, për fazën knock-out të Ligës së Kampionëve.
“ Ne kemi luajtur shpesh me Milanin në çerek dhe gjysmëfinale, kështu që do të jetë një ndeshje fantastike ku të dyja klubet dëshirojnë fitoren.”
“ Mendoj se përvoja jonë në dy finalet e fundit do të jetë vendimtare. Por, e rëndësishme është që e kemi humbur finalen e fundit.”
“ Unë kurrë në jetën time nuk e kam humbur ndonjë finale të Ligës së Kampionëve.” Përfundoi Ferguon.
Ndeshja e fundit e dy gjigantëve u zhvillua në vitin 2007, kur Milan eliminoi në mënyrën më të keqe Manchester Unitedin, pas një barazimi 2-2 në Old Trafford dhe një humbjeje 3-0 në San Siro.