25 dhjetor 2009

Ferguson: Premier Liga këtë sezonë është e jashtëzakonshme

Menaxheri i Manchester United Sir Alex Ferguson mendon se këtë sezonë premier liga ishte jo e zakonshme, në kohën kur djajtë e kuq janë duke tentuar për të mbrojtur titullin.
United deri tani këtë sezonë ka pësuar disfatë në pesë takime, dhe e fundit është 3-0 nga Fulhami. Man.U është ende në vendin e dytë, me katër pikë më pak se Chelsea.
“ Është një kampionat jo i zakonshëm.”
“ Arsenen Wenger tha se mund të pësoni shtatë disfata dhe të fitoni titullin. Në këtë rrugë po shkon kampionati.”
“ Dikush tha se Top 4-shi ka humbur këtë sezonë 41 pikë. Askush nuk do të kishte vënë bast mbi këtë në fillim të sezonit.”
“ Dhe mendoj se ende ka befasira deri në fund.”
“ Shpresoj të mos jemi pjesë e befasive në vazhdim të sezonit.” Përfundoi Fergie.