11 dhjetor 2009

Ferguson nuk e transferon Campbellin

Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, ka thënë se nuk do ta transferojë ish mbrojtësin e Kombëtares angleze, Sol Campbell.
35 vjeçari kishte pranuar se ka dëshirë të kalojë në Old Trafford pas largimit nga Notts County.
Mirëpo, pavarësisht krizës së lëndimeve në mbrojtje, Ferguson është përkrahur nga rikuperimi i Johnny Evans dhe John O’Sheas.
“Campbell ishte futbollist i mirë. Por, ai nuk është futbollist të cilin mendojmë ta sjellim në klub”, tha Ferguson.