07 dhjetor 2009

Ferguson nuk e dëshiron Dzekon

Sir Alex Ferguson ua ka dhënë goditjen përfundimtare spekulimeve qe e lidhnin Edin Dzekon me një transferim të mundshëm në Old Trafford.
Boshnjaku erdhi menjëherë sipas gazetave jo të besuara britanike nën radarin e United, pasi që shënoi 40 gola në 75 paraqitje.
Sidoqoftë, Ferguson, duke folur para ndeshjes së nesërme kur do ta shoh live Dzekon, e ka distancuar lojtarin larg Manchester Unitedit, përkundër asistentit të tij Phelan që e konfirmoi një gjë të kundërt.
“ Ky është një tregim parahistorik.”
“ Çdo herë kur dikush luan mirë, atëherë ne duhet ta blejmë?”
“ Nuk ka asgjë nga Manchester United për ndonjë interesim të mundshëm në Dzekon për momentin.”