12 dhjetor 2009

Ferguson : Kemi mjaft para

Menaxheri i Manchester United Sir Alex Ferguson ka detajizuar se klubi i tij ka një shumë të konsiderueshme të rezervave financiare për afatin kalimtar të Janarit.
Përkundër asaj se Manchester United është mëse 800 milion euro në borxh, Ferguson ka bërë të ditur se nuk do të kursej në Janar.
“ Është thënë se nuk kam para dhe do të bleja një lojtar të lirë. Është një thashetheme kjo.”
“ Nuk e di se nga erdhi tregimi për Sol Campbell.Ai pati një karrierë të mirë por nuk na intereson.”
“ Jam i lumtur me lojtarët që kam tani në klub. Jemi duke kaluar një periudhë të vështirë me qendër-mbrojtësit por jam i sigurt se deri në Janar të gjithë do të kthehen.”
“ Kam para nëse dua ti shfrytëzoj. Nuk kam dhënë shuma të caktuara dhe nuk do jap as tash.” Deklaroi Fergie për PA.