10 dhjetor 2009

Ferguson i shokuar nga Hughes

Menagjeri i Manchester United Sir Alex Ferguson ka pranuar se kurrë nuk ka besuar se trajneri aktual i Manchester Cityt Mark Hughes do të menaxhonte skuadrën e tij në nivelin më të lartë.
“ Është e vështirë të përcaktosh se cili lojtar do të bëhet dhe trajner pasi që nuk i di ambiciet e tyre.”
“ Tani për tani për këtë detyrë janë Ryan Giggs, Paul Scholes dhe Garry Neville. Unë ua rekomandoj të vazhdojnë këtë rrugë pasi që është një platformë që i mundëson të qëndrojnë pranë futbollit.”
“ Është vështirë të thuash se cili do jetë menagjer i mirë.”
“ Shembull – askush nuk kishte menduar se Mark Hughes do bëhej menagjer, as për një million vite jo, dhe të gjithë mendonim se Bryan Robson do bëhej një top menagjer.”
“ Është vështirë të thuhet se kush më i rrezikshëm, Chelsea apo City, pasi që të dytë kanë para.”
“ Kurrë nuk mund ta dini se kur do të hyjnë paratë në lojë. Vetëm duhet të thoni ‘ është një sfidë e re ‘. Ne nuk do të frikësohemi.” Përfundoi Ferguson.