22 dhjetor 2009

Ferguson e do Villan

Quhet David Villa, ëndrra aspak sekrete e Sir Alex Ferguson, për ekipin e tij Manchester United.
Ai është i gatshëm t’ia japë Valencias hiç më pak se 34 milionë euro, vetëm për ta pasur në dispozicion sulmuesin spanjoll.
Për këtë ofertë shkruan e përditshmja britanike, Daily Sport, sipas së cilës klubi spanjoll vështirë se mund ta refuzojë një ofertë të tillë, duke e parë krizën financiare që e ka kapluar.
Mirëpo, është fakt se Villa pëlqehet edhe nga Real Madrid, Barcelona e Chelsea, por “Djajtë e Kuq” janë paksa përpara.