16 dhjetor 2009

Ferguson do ta vazhdojë punën

Ryan Giggs, shtylla e pazëvendësueshme e Manchester United në dekadën e fundit, është i sigurt se Sir Alex Ferguson do të mbetet në krye të “Djajve të Kuq” edhe për shumë vite të tjera.
“Do të mbetet me ne edhe për një kohë të gjatë. Ferguson këtu qëndron si është më së miri, është entuziast, i motivuar dhe do ta drejtojë ekipin për së paku 5 vjet tjerë”, theksoi mesfushori uellsian.