23 dhjetor 2009

Ferguson dëshiron që Guardiola të jetë pasuesi i tij te United

Gara për të sjellur Guardiolën nëpër skuadra të ndryshme ka marrur kahje tjetër sot. Pas interesit të pjesshëm të Arsene Wenger që pasuesi i tij të jetë Pep Guardiola, tani spekulohet se Sir Alex Ferguson e dëshiron njeriun e gjasht trofeve të një viti si pasues të tij te Manchester United.
Guardiola, vetëm 38 vjeçar, përkundër se morri gjashtë tituj për një vit duke u bërë trajneri më i ri që e fiton Champions League, mund të largohet nga Barcelona në fund të sezonit pasi që kontrata e tij skadon.
Pasi që fitoi një Champions League, Copa del Rey, SuperCopa Espana, UEFA super Cup dhe së fundi Botërorin e klubeve, Guardiola zgjoi interesimin e shumë analistëve, të cilët mendojnë se Guardiola ka arritur këtë sukses me ekipin e trashëguar nga Frank Rijkaard.
Për më shumë, Guardiola besohet se dëshiron një kalim në Premier League pasi që admiron lirinë e menaxherëve në Angli për çështjet e klubit. Tek Barcelona, Guardiola është i kufizuar pasi që ka punë me Txiki Begiristain, dhe kështu nuk e ka lirinë e duhur për transferime.
The Daily Mail, pohon se Guardiola, që në Prill mund të bëhet bashkë-trajner i Ferguson me mundësi të trashëgimit të këtij posti.
Sidoqoftë, Joan Laporta menzi pret që të rinovoj me Guardiolën, por gjithçka do të varet nga zgjedhjet presidenciale të klubit, kur do të mësohet së pari dhe emri i pasuesit të Guardiolës.