05 dhjetor 2009

Fabregas shumë pranë Barcës

Fabregas tashmë mund të jetë në rrugë për në vendlindje…
E përditshmja sportive spanjolle Marca raporton se Fabregas dëshiron me çdo kusht kalimin e tij në La Liga tek kampioni aktual Barcelona në një transfer të vlefshëm 45 milion funta ( 50 milion euro ), një marveshje që po e rrethon atë që prej kohësh.
Sipas Marca, Fabregas tashmë ka vendosur të largohet nga Arsenali, por Ëenger nuk dëshiron të ndëgjojë për një shumë nën 45 milion funta.
Barcelona është favorite për ta transferuar atë, pasi që Fabregas luajti një kohë për të rinjtë e Barcelonës. Nuk përjashtohet dhe një ofertë nga Real Madridi.