08 dhjetor 2009

Fabregas: Kemi nevojë për përforcime

Kapiteni i Arsenalit, Cesc Fabregas, thotë se ekipi i tij ka nevojë për më shumë përforcime për të luftuar me top ekipet tjera të Ligës Premier.
Me lëndimet e dy sulmuesve kryesor Robin van Persie dhe Nicklas Bendtner, topçinjtë kanë mungesë të lojtarëve që mund të avancojnë para golit kundërshtar dhe Fabregas beson se ekipi ka nevojë të sjellë lojtarë të cilët janë ca më ndryshe nga shumë të tjerë në listë.
“Gjatë ndeshjes në City ne kishim posedim më të madh, por vërtet nuk arritën të kalonim mbrojtësit me përjashtim të Carlos Vela. Ne kishim shumë lojtarë të ngjashëm, të cilët duan ta mbajnë topin në këmbë. Ndonjëherë është e vërtetë se keni nevojë për opsione të ndryshme”, ka thënë Fabregas.
“Kur një ekip është më i mirë se ju, ju duhet ta pranoni këtë, siç bëmë kundër Chelseat dhe ishim të gatshëm për ndeshjen e ardhshme. Ne e pranojmë se Chelsea është një ekip më i fuqishëm, ata po tregojnë më shumë qëndrueshmëri. Ajo që ne duhet të bëjmë është të mos lejojmë më shumë dështime”, ka shtuar spanjolli./