24 dhjetor 2009

Fabregas beson të jetë i gatshëm kundër Aston Vilës

Kapiteni i Arsenalit, Çesk Fabregas shpreson se do të jetë i gatshëm për të luajtur në ndeshjen kundër Aston Vilës, që zhvillohet të dielën....
22-vjeçari spanjoll ka qenë i detyruar që ta ndjek fitoren ndaj Hull Sitit (3:0) nga bankina, pasi një javë më parë u lëndua në takimin ndaj Barnlit. “Vërtet kjo nuk është korrekte. Jam ndjerë mirë dhe kam luajtur shumë mirë ndaj Barnlit, por duket se gjëra të këtilla ndodhin pikërisht atëherë kur jeni në formën më të mirë. Kjo është hera e tretë që më ndodh një gjë e tillë dhe normalisht se kjo në një mënyrë ia shkatërron periudhën e suksesshme. Megjithatë, jam mësuar ta kompensoj mungesën në fushë dhe të jeni të bindur se do të përkushtohem maksimalisht gjatë festës së Krishtilindjes që të jam i gatshëm për takimin kundër Aston Vilës”, ka pohuar Fabregas. “Topçinjtë” në këtë sfidë do të luajnë pa Kieran Gibsin dhe Armand Traoren.