20 dhjetor 2009

Fabio Aurelio pranon se e ardhmja e tij në Liverpool është e pasigurt

Braziliani është ende në pritje për të rifilluar bisedimet e kontratës…
Mbrojtësi i Liverpoolit Fabio Aurelio kishte zbuluar se e ardhmja e tij në Liverpool është e paqartë pasi bisedimet për kontratën me klubin kanë ngecur.
Bisedimet e para filluan në sezonin e kaluar dhe pastaj u ndalën dhe ende duhet të vazhdojnë dhe duke folur për The News of the World,braziliani është në pritje.
“Filluam bisedimet pak para fundit të sezonit të kaluar.Kisha një lëndim në verë,pastaj ata i ndalën bisedimet dhe ja ku jemi tani”.
“Ajo që ka më tepër rëndësi për mua është të luaj mirë dhe ta ndhimoj Liverpoolin që trajneri të jetë i këqanur.Do të vazhdoj kështu deri në përfundim të kontratës time,”shtoi ai.
“Unë nuk kam pasur shumë lëndime. Ishte vetëm një në gju dhe kur kthehesh luan tre herë në javë por prapë nuk je fizikisht i përgatitur.Mund ta shihni tek lojtarët e tjerë”.
“E rëndësishme për mua është se nuk jam lënduar shpesh dhe kam luajtur në shumë ndeshje”.
Ish lojtari i Valenciës tha po ashtu se Liverpoolii do të bëhet një ekip i madh.“Ne jemi një ekip i talentuar,por duhet të ndryshojmë stilin e lojës që të marrim një rezultat më të mire”.