20 dhjetor 2009

Fabiano: Mund të përshtatem lehtë në United

Sulmuesi i Sevillas, Luis Fabiano, është i interesuar të luajë për Chelsean ose Manchester United.
Sulmuesi brazilian gjatë verës u lidh me një kalim në Milan dhe ishte Sevilla që bllokoi lëvizjen e tij. Por 29-vjeçari, i cili vlerësohet me 16 milionë funte, është i bindur se atij do t’i lejohet të largohet nga Spanja në verën e ardhshme për të luajtur në Ligën Premier.
“E shoh United si një ekip me një stil shumë interesant të lojës, të pasimeve, harkimeve. Mendoj se do të mund të përshtatesha lehtë atje. Pastaj është edhe menaxheri i Chelseat, Carlo Ancelotti, të cilin e adhuroj shumë, dhe Sir Alex Ferguson, gjithashtu”, ka thënë Fabiano.