03 dhjetor 2009

Fabiano: Është lehtë të përshtatesh tek United

Sulmuesi i Sevillas, Luis Fabiano, ka shtuar edhe më shumë spekulimet për mundësinë e largimit të tij nga ndaluzianët, duke shprehur admirim për trajnerin e Manchester Unitedit, Sir Alex Ferguson.
“Manchester Unitedin e konsideroj si një skuadër me një stil shumë interesant të lojës, me pasime, me krosime”.
“Mendoj se Manchesteri është një skuadër ku është lehtë të përshtatesh. Vërtet e admiroj Sir Alex Fergusonin. Ai ka qenë aty për një kohë të gjatë, gjithnjë duke fituar tituj”, ka thënë braziliani për revistën FourFourTwo. /