16 dhjetor 2009

Europin League - Permbledhjet

Fulhami kualifikohet, Roma siguron pozitën e parë

Skuadër e Fulhamit ka shënuar fitore me rezultat 3-2 si mysafir i Baselit për të siguruar 1/16 e finales së Europa League.
Bobby Zamora ishte heroi i anglezëve, i cili shënoi dy herë në pjesën e parë (41’ dhe 45’), derisa golin e tretë e shënoi Zoltan Gera (77’). Për zviceranët realizuan Alexander Frei (63’) dhe Marco Streller (87’).
Takimi tjetër i Grupit E, i zhvilluar ndërmjet CSKA Sofjes dhe Romës, përfundoi me fitoren e mysafirëve me rezultat 3-0.
Pas xhiros së fundit, këtij grupi i prin Roma me 13 pikë, ndërsa në vendin të dytë gjendet Fulhami me 11 pikë.

Kualifikohet Hertha

Hertha Berlin ka shënuar fitore minimale prej 1-0 përballë liderit të Grupit D, Sporting Lisbon, për të siguruar kualifikimin në fazën e eliminimit direkt të Europa League.
Gojko Kacar ishte realizuesi i vetëm, i cili shënoi në njëzet minutat e fundit të ndeshjes (70’).
Në takimin tjetër të këtij grupi, Heerenveeni ka shënuar fitore të lartë prej 5-0 kundër Ventspils, mirëpo nuk arriti të sigurojë kualifikimin.
Pas xhiros së gjashtë, Grupit D i prin Sporting Lisbona me 11 pikë, ndërsa në vend të dytë gjendet Hertha me 10 pikë.

Werderi i jep leksion Atletic Bilbaos

Werder Bremen ka shënuar fitore të lartë në Montjuic ndaj Athletic Bilbaos me rezultat 3-0.
Ndeshja ishte për pozitën e parë në grup, dhe këtë e siguruan gjermanët.
Claudio Pizarro në minutën e 13 shënoi golin e parë për 1-0.
Naldo vazhdoi serinë në minutën e 20 kurse në minutën e 36 Rosenberg përfundon takimin që në pjesën e parë.

Zamora e mori në qafë Baselin e Shaqirit dhe te Feratit

Në Europa Leagua më tutje janë kualifikuar: Roma, Fulham, Sporting, Hertha, Galatasaray dhe Panathinaikos.
Baselit vetëm një pikë iu ka nevojitur që të shkojnë më tutje në Europa Leagua në futboll. Fatkeqësisht Baseli para adhuruesve të vet ka pësuar humbje 2:3 nga skuadra angleze, Fulham, në ndeshjen e xhiros së gjashtë të grupit E të Europa Leasgua. Baseli bie në pozitën e tretë me 9 pikë, ndërsa Fulhami kalon në vendin e dytë me 11 pikë. Futbollisti Zamora ka qenë ndër kreatorët e kësaj fitore të madhe të Fulhamit. Ai shënoi dy gola të shpejtë pikërisht në minutën e 42-të dhe në atë 45-të, duke dërguar në pushim të pjesës së parë me rezultat 0:2 Fulhamin. Në pjesën e dytë Frei ka shënuar në 1:2 nga penalltia në minutën e 64-të. Ndërsa Fulhami e shtoi në 1:3 falë golit te futbollistit Gera dhe vendasit vetën e ngushtuan në 2:3 me golin e Strellerit (87'). Xherdan Shaqiri luajti nga minuta e 46-të, por as aktivizimi i tij nuk bëri punë që Baseli të paktën të nxjerrë një barazim të artë. Beg Ferati fare nuk është aktivizuar në lojë, por ka qëndruar në pankinë. Baseli pësoi humbje të kobshme që e ka eliminuar nga garat e kupave evropiane, ndërkaq Fulhami e ka zënë trenin e fundit në çastet e fundit. Edhe skuadra e Romës ka shënuar një fitore të lehtë 3:0 duke e mundur në Sofje CSKA-n. Golat për Romën i shënoi Cerci në minutën e 45-të dhe në atë të 52-të si dhe Scardina (89'). Në Europa Leagua më tutje janë kualifikuar: Roma, Fulham, Sporting, Hertha, Galatasaray dhe Panathinaikos.

REZULTATET TJERA -

16.12.2009 Partizan - Shakhtar Donetsk 1-0
16.12.2009 Sparta Praha - Kobenhavn 0-3
16.12.2009 CFR Cluj - PSV Eindhoven 0-2
16.12.2009 Athletic Bilbao - Werder Bremen 0-3
16.12.2009 Nacional - Austria Wien 5-1
16.12.2009 Club Brugge - Toulouse 1-0
16.12.2009 Hertha BSC - Sporting
16.12.2009 Heerenveen - Ventspils
16.12.2009 CSKA Sofia - Roma 0-3
16.12.2009 Basel - Fulham 2-3
16.12.2009 Panathinaikos - Dinamo Bucurest 3-0
16.12.2009 Sturm Graz - Galatasaray 1-0

NESER TAKOHEN

17.12.2009 Lazio - Levski Sofia
17.12.2009 Villarreal - Salzburg
17.12.2009 Steaua Bucurest - Twente
17.12.2009 Fenerbahce - Sheriff
17.12.2009 Everton - BATE Borisov
17.12.2009 Ajax - Anderlecht
17.12.2009 Dinamo Zagreb - Timisoara
17.12.2009 LOSC Lille - Slavia Praha
17.12.2009 Genoa - Valencia
17.12.2009 Hapoel Tel Aviv - Hamburger
17.12.2009 Rapid Wien - Celtic
17.12.2009 Benfica - AEK Athens