17 dhjetor 2009

Europa Lige, plotesohen 24 te kualifikuarat

Eshte plotesuar numri i 24 skuadrave qe jane kualifikuar ne turin tjeter te Europa Lige, nderkohe qe suprizat e ndeshjeve te fundit ne grupe jane eleminimi i dy ekipeve italiane Genoa dhe Lazio.
Genoa i ka dhene fund aventures europiane pas humbje 1-2 ne fushen e vet me Valencian. Skuadra italiane ka dhene gjithshka ne fushe por nuk ka arritur te fitoje ndaj spanjolleve te cilet fituan fale golit te David Vijas ne fund te ndeshjes, i cili perfitoi nga nje gabim i portierit te Genoa.
Skuadra tjeter qe u kualifikua nga grupi B ishte Lille e cila fale nje pjese te pare shume te mire mposhti 3-1 Slavia Pragen.
Anderlehti dhe Ajaksi ishin dy skuadrat qe e kishin siguruar me pare kualifikimin, por ne ndeshjen direkte mes tyre fitorja 3-1 e Anderlehtit u siguroi belgeve vendin e pare ne grupin A.
Edhe ne grupin C ishte e njejta situate, Hapeol Tel Aviv mundi 1-0 Hamburgun dhe u kualifikua si e para e grupit me 12 pike e ndjekur nga Hamburgu me 10 pike.
Ndeshja tjeter e grupit Rapidi i Vjenes barazoi 3-3 me Celtic, ndeshja e fundit per te dyja skuadrat ne Europa Lige per kete sezon.
Sulmuesi i kombetares shqiptare Hamdi Salihi ishte protagonisti kryesor i kesaj ndeshjeje, i cili dha asistin e golit te dyte dhe shenoi te tretin.
Ne grupin G Salzburgu ka fituar 1-0 ne transferten e Villareal, nje rezultat qe nuk ndikoi ne kualifikim e dy skuadrave ne turin tjeter.
Lazio eshte mundur 1-0 ne Olimpiko nga skuadra bullgare e Levksi Sofies e cila merr dhe piket e para ne kete kompeticion.
Ne grupin H, Fenerbahce e kualifikuar mundi 1-0 moldavet e Sheriff ndersa Tuente ka barazuar 1-1 me Steaua Bukurest duke siguruar kualifikimin.
Ne grupin I Benfica dhe Everton e kishin siguruar me pare kualifikimin nderkohe qe ne ndeshjet e fundit ne grupe, portugezet fituan 2-1 me AEK, ndersa anglezet u munden 0-1 ne fushen e vet nga skuadra bjelloruse e Bate Borisov.