11 dhjetor 2009

Dua ta drejtoj Juven

Roberto Mancini ka insistuar se e kaluara e tij me Interin nuk do të kishte ndikim për të marrë postin e kryetrajnerit në stolin e Juventusit, nëse Ciro Ferraras i tregohet dera.

Kishte shkëndija zjarri mes Mancinit dhe Juventusit në kohën kur Mancio ishte Nerazzur, por ai mendon se atij nuk i intereson më Interi.

“ Para së gjithash, dua të them se nuk e di se çfarë do të bëj në të ardhmen.”

“ Dhe tani dua të bëj ca gjëra të çarta. Kurrë nuk kam folur keq për Juventusin, por këto kundërshti u bënë për shkak të antarëve të saj.”

“ Dhe këtë e them pa respekt, por për të hirë të së vërtetës. Para së gjithash, them se edhe në kohën kur isha te Interi, unë e kam pranuar se si i vogël e kam dashur Juventusin.”

“ Unë kam shkuar nga Jesi deri në Delle Alpi për të shikuar një ndeshje, dhe askush nuk mund të mi marr këto momente.”

“ Përkrah kësaj, unë jam një profesionist dhe punoj për klubet që më dëshirojnë. Për këtë arsyje, nëse Juve më dëshiron, jam gati.”

“ Më vjen keq për Ciron, ai nuk i ka punët mirë.”

“ Isha i bindur se Juve do të kualifikohej…”përfundoi Mancini.