20 dhjetor 2009

Drejtori i Serie A: Fiorentina – Milan mund të shtyhet për 27 Janar

Derbi i kësaj jave mes Fiorentinës dhe Milanit është anuluar dje pas thirrjes nga drejtori i FA Italiane [Serie A].Shkak ishte dëbora e madhe që kishte mbuluar Firencën dhe për shkak të pasigurisë ka ardhur deri tek anulimi.
Dy klubet ishin përgatitur të luajnë me dyer të mbyllura ose kjo ndeshje të luhet sot mirëpo autoritetet nuk u pajtuan me këtë vendim.
Drejtori i Serie A,Marco Brunelli tashmë e ka caktuar një datë kur do të luhet ndeshja.
“Dita e parë e mundshme mund të jetë 27 Janari ose gjatë javës kur Inter e zhvillon takimin e 1/16 në Champions League”.
Interi e prêt Chelsean në stadiumin San Siro më 24 Shkurt.
Bologna – Atalanta dhe Udinese – Cagliari ishin anuluar gjatë kësaj xhiroje në Serie A për shkak të motit të keq.