13 dhjetor 2009

Dominguez: Do t’i bashkohem Valencias

Sulmuesi i kampionit të Rusisë, Rubin Kazan, Alejandro Dominguez, ka konfirmuar se ai do t’i bashkohet ekipit spanjoll Valencia.
Argjentinasi do të jetë pa kontratë në fund të këtij muaji dhe ka thënë për mediat ruse dje se ai do ta vazhdojë karrierën në Mestalla.
“Është një klub i madh, familja ime dhe unë jemi shumë të lumtur të zhvendosemi atje”, ka thënë Dominguez.