14 dhjetor 2009

A do ta marrë Hiddink timonin e Zonjës së Vjetër?

Shumë më herët ishte përfolur se strategu holandez aktualisht përzgjedhës i Kombëtares ruse, Guus Hiddink, do të lë këtë post dhe do të kërkojë diku tjetër angazhim. Ndonëse më parë asnjëherë nuk zë në gojë ndonjë skuadër italiane, megjithatë mediat italiane shkruajnë se skuadra e Juventusit dhe Hiddink po bisedojnë për mundësinë që holandezi të marrë timonin e Zonjës së Vjetër. Ani pse ditë më parë krerët e Juves i kishin dhënë mbështetje trajnerit aktual Ferrara, duke thënë se në Juve nuk janë të prirë të ndërrojnë trajnerët aq shpesh. Mirëpo, shtypi italian thekson se Hiddink tashmë ka arritur në Torino dhe me gjasë do të bisedohet që holandezi të kalojë aty, sidomos në këtë kohë pas rezultateve të dobëta në klub.