10 dhjetor 2009

Diego ka nevojë për kohë

Diego u fishkëllye nga tifozët pas eliminimit të Juventusit nga Liga e Kampionëve, mirëpo agjenti i brazilianit, Giacomo Petralito, thotë se të gjithë duhet të kenë durim me klientin e tij.

“Të gjithë lojtarët e huaj të cilët vijnë në Itali, kanë nevojë për kohë për t’u adaptuar në ambientin e ri”.

“Diego është një lojtar i shkëlqyer dhe do ta dëshmojë këtë herët apo vonë. Atij duhet t’i jepet kohë”, ka thënë Petralito për Ilsussidiario.net.