15 dhjetor 2009

Diego: Juventus mund ta fitojë Skudeton

Pavarësisht se Juventusi është në krizë dhe forma e tij po vihet në pyetje, Diego thotë se ata ende mund ta fitojnë Skudeton këtë sezon.

“Të mposhtet Interi në garën për Skudeton nuk është një mision i pamundur. Nëse i krahasojnë ekipet tona atëherë nuk ka shumë dallime sa i takon kualitetit, vërtet”.

“Ciro Ferrara është një trajner i ri, por ai e njeh Serie A shumë mirë dhe është një menaxher i shkëlqyeshëm. Besoj se ky ekip ka çdo mundësi për të synuar Skudeton”, ka thënë braziliani./