09 dhjetor 2009

Diego: I meritoj fishkëllimat e fansave

Diego thotë se fansat e Juventusit kanë çdo të drejtë të protestojnë kundër tij pas humbjes 4-1 ndaj Bayern Munichut në takimin e mbrëmshëm të Ligës së Kampionëve.

Braziliani humbte topin vazhdimisht në takimin e mbrëmshëm dhe u fishkëllye kur u zëvendësua nga trajneri.

“Fansat kishin të drejtë të më fishkëllejnë, pasi ne ia dolëm keq sonte dhe është normale që ata të protestojnë. Unë jam i pari që them se duhet të luaj më mirë. Ne duhet të punojmë më shumë në stërvitje dhe të përmirësohemi”, ka thënë Diego.