11 dhjetor 2009

Di Natale, i lumtur në Udinese

Kapiteni i Udineses, Antonio Di Natale ka sqaruar mosmarrëveshjet me presidentin Giampaolo Pozzo dhe mbetet i përkushtuar në klub, ka bërë të ditur menaxheri i tij Bruno Carpeggiani.
“Di Natale dhe presidenti kanë sqaruar situatën. Gjithçka është në rregull. Nuk e di dhe nuk dua të mundohem të shpjegoj arsyet për kritikat e Pozzos. Por, situata është sqaruar dhe futbollisti do të mbetet në Udinese. Ai është i lumtur të vazhdojë karrierën në Friuli", tha Carpeggiani.