18 dhjetor 2009

Dështon transferimi i Robinhos tek Barca

Sipas Sport Barcelona nuk do ta transferojë Robinhon në Camp Nou dhe as nuk do të përpiqet ta huazojë atë.
Në Botërorin e Klubeve në Abu Dhabi,shefi i Barcës,Joan Laporta është takuar me pronarin kryesor të Manchester Cityt,Sheikun Mansour bin Zayed al Nahyam për një mundësi transferimi të brazilianit Robinho.
Kurse trajneri Pep Guardiola ka deklaruar përpara ndeshjes kundër Estudiantes se ai është mjaft i kënaqur me lojtarët e tij që ka në dispozicion dhe në aftësitë e tyre.
Finalja do të zhvillohet të shtunën dhe nëse Barca shënon fitore ajo do ta rrëmbejë titullin e 6 në vitin 2009 dhe patjetër këto ngjarje janë shënuar në historinë e Blaugranëve.
Robinho në kohët e fundit ka raportuar se ai do të kishte dëshirë të transferohej në Camp Nou mirëpo kur transferimi i tij dukej se nuk do të realizohej ai deklaroi se do qëndronte në Angli për ‘pesë ose dhjetë vite”.