08 dhjetor 2009

Deschamps : Shancat tona janë 1 në 1 milion për të mposhtur Realin.

Trajneri i Marseille Didier Deschamps mendon se ekipi i tij ka shanca një në një million për ta mposhtur Real Madridin me rezultat 3-0 për të siguruar vendin në fazën tjetër.
“ Qëllimi ynë i parë është ta fitojmë ndeshjen dhe nuk më intereson se a i bën Milani detyrat e shtëpisë. Kjo nuk do të thotë se do të bëjmë çmenduri me pesë sulmues.”
“ Duhet të përsërisim atë që bëmë në pjesën e parë në Bernaberu. Ajo është rruga e fitores. Nëse duam të bëjmë impakt, dhe të fitojmë Realin, duhet të japim gjithçka.”
“ Ne praktikisht po luajmë ndaj një skuadre që është kualifikuar, me plot talentë. Është shumë jo normale të them se do të fitojmë 3-0, por do të provojmë. Së paku dua të fitojmë me një gol diferencë.”
“ Nuk dua ti humb shpresat por gjasat tona janë një në një million për tu kualifikuar.” Përfundoi Deschamps.
Marseille e zhvillon sonte në mbrëmje ndeshjen kruciale me Real Madridin në Velodrome. Çdo gjë më pak se një fitore 3-0 ndaj Realit do të thotë qëndrim në Velodrome.