19 dhjetor 2009

Del Piero: “Juventus braktis fjalet, pedalo me shpejt”

Ka dorezuar presidencen te Zhan-Klod Blank, megjithate Juventus mbetet perseri ne zemren e tij. Ish-presidenti i klubit bardhe e zi, Cobolli Gigli ndjek me pasion dhe tani skuadren e Ciro Ferrares. “Po kerkoje stimuj te ri, pas asaj pervoja shume entuziaste, pohoi Cobolli Gigli per te perditshmen Gazzetta dello Sport. Mbetem nje tifoz i Juventusit, qe po kalonte momente te veshtira po qe ka forca per ti kapercyer ato. Pas eliminimit nga liga e kampioneve fokusimi per Juventusin duhet te jete ne serine A. Inter nuk eshte i pathyeshem, por skuadra e Ferrares duhet te shpetoje pedalimin. Blerjet e gabuara? Te gjithe futbollistet kane nevoje per nje periudhe adaptimi per arritjen e formes me te mire. Dhe Platini u kritikua ne sezonin e tij te pare me Juventusin. Diego ka vlera te padiskutueshme. Dhe Filipe Melo ka potencialin dhe inteligjencen per te shperthyer”. Nga ana e tij dhe kapiteni Del Piero mendon se Juventus ka forca per ta ndryshuar rrjedhen e sezonit, por sherben kthimi i qetesise ne mjedisin e skuadres. Skuadren e teknikut Ferrara duket se e ka demtuar te folurit shume ne fillim te ketij sezoni. U pretendua per objektiva te larta, por ato jane zbehur shume. Numri 10 i Juventusit, qe po kerkon te arrije gjendjen e tij me te mire, beson se kura me e mire per skuadren eshte: “Eshte momentiq qe te pushojme se foluri, te pedalojme me shpejt. Ka vlere fitorja me Katanian, por vlera te tilla kane dhe ndeshjet ne vazhdim”.