23 dhjetor 2009

Del Bosque vazhdon marrëveshjen me Spanjën

Vicente del Bosque ka nënshkruar marrëveshje të re me Federatën Spanjolle të Futbollit dhe do të jetë përzgjedhës i kësaj kombëtareje deri në vitin 2012.
Që kur ka marrë drejtimin e kombëtares braziliane, Del Bosque ka rezultate të shkëlqyeshme dhe FSF ka vendosur t’ia vazhdojë kontratën edhe për dy vite të tjera.
Spanja arriti pa ndonjë problem dhe me një kampanjë të përkryer të kualifikohet për në Kampionatin Botëror, Afrika e Jugut 2010.
Spanja fitoi 21 nga 22 takimet nën drejtimin e Del Bosque dhe është një prej favoritëve kryesor të kampionatit botëror.