22 dhjetor 2009

Del Bosque: Pedro mund të luajë në KB

Trajneri i Spanjës, Vicente del Bosque, ka deklaruar se sulmuesi i Barcelonës, Pedro Rodriguez, ka shanse të jetë në grupin e lojtarëve që do të udhëtojnë në Afrikën e Jugut për të zhvilluar Kampionatin Botëror 2010.
“Pedro është një lojtar i mundshëm për Kampionatin Botëror, me ose pa golin që shënoi në finalen e Kupës së Botës për Klube kundër Estudiantes”.
“Ne kemi shumë lojtarë të talentuar që luajnë në pozitën e tij, mirëpo janë vetëm gjashtë të cilët i konsiderojmë se do të jenë në listën përfundimtare”, ka thënë Del Bosque në një intervistë për Marca.