26 dhjetor 2009

Cruz, i pasigurt në Lazio

Julio Ricardo Cruz ka bërë të ditur se është i pasigurt rreth të ardhmes së tij në Lazio.
Sulmuesi argjentinas iu bashkua klubit nga kryeqyteti italian gjatë verës nga kampioni i Italisë, Inter, por menjëherë kanë filluar të qarkullojnë spekulime rreth largimit të tij gjatë afatit kalimtar të janarit.
“Cruz nuk ka paraqitur kërkesë për largim nga Lazio në janar. Por, ne do të bisedojmë gjatë pushimit dimëror për të vlerësuar edhe njëherë situatën e tij. Gjithçka është e mundshme në futboll”, tha menaxheri i tij, Gustavo Ghezzi.