20 dhjetor 2009

Craig Bellamy dhe pesë të tjerë protestojnë për shkak të shkarkimit të Hughes

Sipas News of the World,lojtarët e Manchester Cityt nuk janë pajtuar me vendimin e shefit ekzekutiv,Garry Cook i cili kishte e kishte pushuar nga posti i trajnerit,Mark Hughes.
Tablodi njofton se gjashtë lojtarë duke përfshirë Shay Given dhe Craig Bellamy janë konfrontuar me Cook pas konfirmimit se Hughes do të zëvendësohej nga Roberto Mancini.
Është spekuluar se fati i Uellsianit është përcaktuar më 28 Nëntor ku ekipi i tij barazoi kundër Hull Cityt.
Të shtunën Hughes besohet ti ketë dhënë një lamtumirë emocionale lojtarëve të tij,pas trillerit shtatë golësh ndaj Sunderlandit.
Një burim i paidentifikuar në dhomën e zhveshtores kishte thënë: “ Hughes i falënderoi të gjithë lojtarët dhe i tha se kjo do të ishte loja e tij e fundit pasi Mancini do të merrte kontrollin”.
“Është një respekt i madh për Hughes,lojtarët e respektojnë atë si menaxher dhe si person gjithashtu, prandaj ata nuk mund të besojnë se ai po trajtohet në këtë mënyrë”.
“Kjo ishte bërë në mënyrën më të mirë[çfarëdo qoftë].Lojtarët pranuan mesazhe në celularët e tyre dhe kuptuan se çfarë po ndodhte,prandaj vendosën të bëjnë ndonjë gjë”.
“Ata e dinë se kush është prapa saj – Garry Cook dhe Brian Marwood. Gjashtë nga ata kishin për të thënë dhe të bëjnë ndonjë gjë dhe ishin në kërkime pas ndeshjes”.
“Ndoshta ishte një gjest i kotë, por nga zemërimi ata kishin për të bërë diçka”.
Kontrata prej tre vite e gjysmë e Mancinit përfshin një milionë £ nëse përfundon në Top 4 dhe 1 milionë £ për çdo trofe të fituar gjatë mbretërimit të tij tek City.