05 dhjetor 2009

CR9: Grupi G shumë i vështirë

Cristiano Ronaldo ua ka tërhequr vërejtjen bashkëlojtarëve të tij se duhet ti ndezin motorët para fillimit të kampionatit botëror në mënyrë që të kalohet faza e grupeve.
Portugalia është shortuar në atë që është quajtur grupi i vdekjes me Brazilin, Bregun e Fildishtë dhe Korenë e veriut, kurse ylli portugez i di vështirësitë e kombëtares së tij.
“ Jemi në një grup të komplikuar. Do të jetë vështirë por do të jem i lumtur që do të përballem me bashkëlojtërt në klub dhe miqt e mi.”
“ Futbolli gjithnjë është i komplikuar. Ne duhet të luajmë mirë për të fituar dhe jemi të motivuar për tu ballafaquar me ekipet e mëdha.”
“ Brazili është ekipi më i fortë, Bregu i Fildishtë është rival i vështirë. Është grup i vështirë. Duhet të jemi në formën më të mirë. Të fitojmë ndeshjen e parë kundër Bregut të Fildishtë do të jetë me rëndësi.”
Portugalia dhe Spanja do të mund të ndeshen në fazën 1/16 nëse Portugalia mbaron e dyta dhe Spanja e para në grupin H, por kjo çështje nuk e brengos Ronaldon.
“ Do të isha gjithashtu i lumtur. Është një ekip i madh, por tani për tani brenga ime kryesore është faza e grupeve. Do të ishte shenjë e mirë nëse përballemi me Spanjën. Do të thoshe se kemi shkuar përpara.” Përfundoi Ronaldo.