06 dhjetor 2009

Cole, objektiv i Arsenalit

Sulmuesi i West Ham Unitedit, Carlton Cole është objektivi kryesor i Arsenalit, derisa menaxheri Arsene Wenger synon të përforcojë repartin sulmues gjatë afatit kalimtar të janarit.
Sipas mediave angleze, Cole vlerësohet si sulmuesi i nevojshëm për Arsenalin, pas lëndimeve të dyshes Robin van Persie dhe Nicklas Bendtner.
Wenger ka pranuar se do të kërkojë një sulmues gjatë afatit kalimtar të janarit dhe Cole i përshtatet kërkesës së tij. Sulmuesi anglez është aktualisht i lënduar, por pritet të kthehet së shpejti.