10 dhjetor 2009

CL Shorti – Si do të shkoj ?

Dëshironi ti dini rregullat e shortit ? Dëshironi të dini se cilat mund të jenë duelet më emocionuese? Jeni në vendin duhur…

Rethi i parë i garave morri fund dhe tani është koha të hedhim një shikim në shortin e 1/16 të Ligës së Kampionëve.

16 klubet do të ndahen në dy vazo. Njëra vazo do të përmbajë fituesit e grupeve të caktuara, kurse fazoja e dytë do të ketë klubet të cilat zunë vendet e dyta.

Vazo e parë ( fituesit e grupeve )

Arsenal
Chelsea
Manchester United
Bordeaux
Fiorentina
Barcelona (kampioni aktual)
Real Madrid
Sevilla

Vazo e dytë ( vendet e dyta nëpër grupe )

Lyon
Olympiacos
Bayern Munchen
Stuttgart
Milan
Inter
Porto
CSKA Moska

Secili fitues i grupit ose klubi në vazon e parë, do të shortohet me njërin prej klubeve në vazon e dytë, por dy klube nga i njejti shtet nuk mund luajnë ndaj njëri tjetrit në këtë fazë.

Për çerekfinalet, kriteri gjeografik nuk do të jetë aktiv. Nga ky rregull preken Interi, Milani dhe Fiorentina, por dhe skuadrat franceze Bordeaux dhe Lyon.

Poashtu, Barcelona nuk do të mund të takohet me Interin për shkak se ishin në grupin e njëjtë gjatë fazës së parë.

Sipas kësaj më lart, faza e ardhshme mund të jetë tepër e nxehtë !

Duelet e mundshme mund të jenë Spanjollo-Italiane, gjegjësisht mund të shohim duelet Barcelona – Milan, apo Real Madrid – Inter.

Poashtu drithërues do të ishte dhe shortimi i klubeve në duelin Italo – Anglez. Kështu, United mund të ballafaqohet me Interin ose Milanin, ashtu si Chelsea dhe Arsenali.

Definitivisht faza e dytë do të jetë tepër e nxehtë, dhe mos harroni të na vizitoni më 18 Dhjetor, ditën kur do të mësoni se me kë do të luaj skuadra e juaj e preferuar !