15 dhjetor 2009

Chiellini: Juventusi nuk është më skuadër e madhe

Giorgio Chiellini thotë se Juventusi nuk mund të konsiderohet si skuadër e madhe, duke konsideruar mungesën e qëndrueshmërisë si fajtorin kryesor.

“Duke krahasuar me fillimin e sezonit, duket se diçka na ka çuar poshtë”.

“Na mungon shumëçka dhe na janë ndërruar shumë lojtarë. Për shembull, Nedved nuk është më këtu- dikush që është pjesë e historisë së Juventusit”.

“Këto ndryshime nuk kalohen lehtë. Mbi të gjitha, kemi pasur shumë ngritje dhe rënie dhe nuk mund të quhemi skuadër e madhe. Nuk kemi pasur vazhdimësi dhe nuk mund ta kuptoj pse”, ka thënë mbrojtësi italian për Il Corriere dello Sport. /