20 dhjetor 2009

Chiellini: Juventusi është i bashkuar

Mbrojtësi i Juventusit, Giorgio Chiellini, ka hedhur poshtë thëniet se ka çarje në dhomën e zhveshjeve të ekipit.

Biankonerët u mposhtën me rezultat 3-1 në Bari gjatë vikendit të kaluar, për të mbetur gjashtë pikë prapa liderit të tabelës, Interit. Kjo humbje erdhi pas disfatës prej 4-1 ndaj Bayern Munichut që rezultoi edhe me eliminimin e Juventusit nga Liga e Kampionëve.

“Dhoma jonë e zhveshjes është më e bashkuar tash se kurrë. Klubi, trajneri dhe lojtarët të gjithë janë të bashkuar për të tejkaluar situatën. Ferrara është dukshëm i zhgënjyer me rezultatet e fundit, por i gjithë ekipi është prapa tij”, ka thënë Chiellini.