13 dhjetor 2009

Chelsea në negociata me Dzekon

Chelsea do të bëjë përpjekje të angazhojë sulmuesin e Wolfsburg, Edin Dzeko, nëse nuk do të mund të arrijë marrëveshje me Atletico Madrid, për Sergio Aguero, në janar.
Argjentinasi mbetet caku kryesor i Chelseat, megjithatë sipas Mail on Sunday, klubi anglez ka një opsion tjetër në rast se nuk do të arrijë marrëveshje me Atletico.
Përfaqësues të sulmuesit boshnjak Edin Dzeko, raportohet se kanë fluturuar ditë më parë në Londër për bisedime me blutë, që mund të rezultojnë me transferimin e tij në Stamford Bridge në muajin e ardhshëm.
Për Dzeko së fundi u raportua se ishte i interesuar edhe trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger.