06 dhjetor 2009

Chelsea në kërkim të Fabianos

Chelsea planifikon të transferojë sulmuesin e Sevillas, Luis Fabiano, gjatë afatit kalimtar të janarit.
The News of the World njofton se braziliani është shënjestra kryesore e Bluve, të cilët sivjet janë pretendentë kryesorë për ta fituar Ligën Premier dhe Ligën e Kampionëve.
Manchester United dhe Milan janë po ashtu të interesuar për transferimin e 29-vjeçarit.