08 dhjetor 2009

Chelsea më i mirë se Man.Utd

Menaxheri i Chelseat Carlo Ancelotti insiston se skuadra e tij deri tani ka luajtur shumë më mirë se rivali krysore në Angli Manchester United.
Përkundër humbjeve të fundit ndaj Blackburnit dhe Cityt, italiani ndjen se situata londinezëve është superiore në krahasim me situatën e rivalëve nga veriu i anglisë.
“ Deri tani, ne kemi luajtur më mirë se Manchester United,”
“ Ne kemi dy pikë më shumë në maje të tabelës, dhe i mposhtëm ata në duelin direkt.”
“ United është një ekip fantastik.”
“ Ne do të garojmë me ata deri në fund të sezonit por nuk e di se çfarë do të ndodhë në ta ardhmen. Deri tani, ne kemi luajtur më mirë se ata.” Deklaroi Ancelotti për The Sun.