26 dhjetor 2009

Chelsea mban Ivanoviçin

Mbrojtësit të Chelseas, Branislav Ivanoviç do t’i ofrohet një kontratë e re nga klubi, për t’i dhënë fund interesimit të spekuluar nga Real Madrid.
Menaxheri i Chelseas, Carlo Ancelotti, është bërë adhurues i Ivanoviçit dhe është i vendosur ta mbajë në klub e sidomos pas lëndimit të mbrojtësit të djathtë Jose Bosingwa, i cili do të kalojë edhe dy muaj jashtë fushës.
Ivanoviç ka edhe një vit kontratë me Chelsean, por klubi pritet t’i ofrojë atij marrëveshje të re katërvjeçare. Ai iu bashkua Chelseas nga Lokomotiv Moska në janar 2007 për 9.7 milionë funta.