16 dhjetor 2009

Chelsea lider, Liverpooli i kthehet fitoreve

Chelsea ka shënuar fitore të vështirë në Stamford Bridge ndaj Portsmouthit me rezultat prej 2-1, kurse nga ana tjetër dhe Liverpool ju rikthye fitoreve pas një kohe të gjatë.
Chelsea filloi takimin duke dominuar. Në fakt posedimi i topit ishte padiskutim në anën e bluve të Londrës.
Nicolas Anelka shënon i pari në minutën e 23 për 1-0.
Në fillim të pjesës së dytë, Piquionne befason vendasit duke shënuar golin e barazimit.
Fundin takimit ja jep Frank Lampard nga penaltia në minutën e 79.
Liverpooli mposhti nga ana tjetër Wiganin me rezultat 2-1 me golat e N’Gog (9’) dhe Fernando Torres (79’) dhe golin e nderit e shënoi N’Zogbia në minuten e fundit.
Liverpooli kështu ngritet dhe më shumë në tabelë pas humbjes së Cityt, kurse Chelsea ende mbetet lider me tri pikë më shumë se Manchester United.